Buxhuku: Ekonomia ka nevojë për kurim, jo për premtime elektorale për vende pune e rritje rrogash

Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare dhe fushatës elektorale, partitë shpalosin edhe programin ekonomik.

Për administratorin e Konfindustria Gjergj Buxhuku, është herët për të vlerësuar pasi partitë nuk kanë shpalosur program të plotë.

I ftuar në emisionin ”Ekopolitikë” në ”RTV Ora” nga Besart Kadia, Buxhuku tha se forcat politike që pretendojnë të vijnë në pushtet, duhet të merren me problemet e ekonomisë, dhe jo të bëjnë premtime elektorale për vende pune dhe rritje rrogash.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, me vullnet politik mund të bëhet kurimi i ekonomisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjergj Buxhuku: ”Jemi ende herët, nuk janë shpalosur në mënyrë të plotë programet e pretendetëve që duan të vijnë në pushtet. Nga disa mesazhe të ditëve të fundit, kryesisht nga opozita, mendoj se kësaj rradhe është diçka pozitive, pasi po merremi me thelbin e problematikave që ka ekonomia shqiptare. Vëmëndja po adresohet te shkaqet e atyre pasojave të rënda që ka ekonomia. Mendoj se është një fillim, ku shpresoj që të përqëndrohet në analizën dhe arsyetimin e shkaqeve të problemit. Pra, jo thjesht premtime të përgjithshme, për vende pune, rritje rrogash, por për të kuptuar se pse jemi në këtë gjendje kaq të vështirë dhe shkaqet. Më pas, me vullnet politik mund të bësh kurimin e tyre.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?