Buxhuku: Në rastin e Becchettit kam frikë se instanca të shtetit kanë bashkëpunuar me të që të fitojë gjyqin
I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, kreu i Konfindustrias Gjergj Buxhuku u shpreh se në rastin e Becchettit ka frikë se shumë instanca të shteti kanë vepruar me qëllim që të sigurojnë prova që Becchetti t’i kishte për në gjyq.
Buxhuku: Shumë kontrata të lidhura janë të destinuara që të për t’u humbura. Varianti më i mirë është që shteti të jetë i paaftë dhe të ketë firmosur.
Varianti më normal është që në momentin e parë janë parashikuar se si do të shkojnë gjërat dhe janë marrë edhe masat. Në rastin e Becchettit kam frikë se shumë instanca të shteti kanë vepruar me qëllim që të sigurojnë prova që Becchetti t’i kishte për në gjyq. Ky është një variant i bashkëpunëtorit.