Buzhala: Idhulli i Ramës, Erdogani. Shpresoj tek një “Pranverë shqiptare” me protestat

Botuesi i gazetës Ekspress në Kosovës, Berat Buzhala në një lidhje për Ora News, tha se shpreson tek një pranverë shqiptare me anë të protestave të nisura nga studentët në Tiranë. Ai thekson se Rama ka idhull presidentin turk, Erdogan me autoritarizmin e tij.

BuzhalaNë disa vende të rajonit si Hungaria, Serbia, Polonia dhe kryeqendra prej tyre është Serbia, ku autokratët e përdorin demokracinë për të arritur qëllimet e tyre. Rama është më i riu prej tyre në këtë zanat. Idhulli i tij ose referenca kryesore e tij politike është Rexhep Taip Erdogan, i cili nuk është asgjë tjetër vetëm një autokrat. Problemi i tyre më i madh është kur ka kaq shumë njerëz. Aty nuk ka as lidership, prandaj kjo ia vështirëson punën Edi Ramës dhe oligarkëve të tij. Në përmasa të tjera, kjo ndodhi edhe në rrugët e Francës. Kërkoi edhe falje. Rama do të kërkojë në fund edhe pse arroganca e tij është shumë e madhe, që nuk ia lejon lehtë të kërkojë falje. 

E mira e të mirave është që partitë opozitare të qëndrojnë larg kësaj proteste sepse ata janë më shumë meritorë pse Edi Rama është këtu. Dëshira e tyre me kapë protestën do ta ndihmonte shumë. Unë nuk mendoj që problemi më i madh i studentëve janë tarifat. Studentët duhet të artikulojnë edhe kërkesa të tjera të qytetarisë shqiptare, kërkesa të cilat po e zbrazin Shqipërinë. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe Kosova lëngon shumë nga aktivizmi, ndërsa është pak më mirë se Shqipëria, po ashtu edhe mediat. Jemi në një situatë ku nuk ka shumë shpresë për të ardhmen e vendit. Vitin e kaluar kanë ikur 70 mijë të rinj nga vendi me viza pune. Edhe Kosova po zbrazet. Ka 20 vjet që ndodhin vetëm rokada të ndryshme. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Kosovë, arsimi është katastrofal. Shëndetësia është e tmerrshme. Shpresoj që kjo protestë të ngjallë alarmin edhe në Kosovë dhe shpresoj të shohim një pranverë shqiptare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?