Bylykbashi: Basha të votëbesohet dhe të shohë sa vota merr
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi thotë se kur demokratët po protestonin të shtunën e 8 janarit, brenda godinës kishte njerëz të cilët nuk duhet të ishin futur brenda kurrë.
Bylykbashi thekson se e vetmja gjë që i ka ngelur Bashës tani është përdorimi i parave për të bërë propagandë. Për të demokratët kanë hyrë në betejë për demokraci në parti, jo për interesa personale të Bashës apo Berishës.
”Lulzim Basha nuk çon drejt fitores, por e pamë që mund t’i çojë dhe në burg demokratët e tij. E nisi duke kallëzuar në SPAK deputetët e tij dhe tani ka çuar në burg demokratët e thjeshtë. Kuvendi i PD ka marrë vendim, ndër të tjera që të riorganizohet partia nga fillimi. Ne do zhbëjmë autokracinë që prodhoi Basha”.
Po ashtu ai thotë se Lulzim Basha të votëbesohet dhe të shohë sa vota merr si kryetar.