Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 23:03 Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike Reforma zgjedhore dhe mundësia që qytetarët të zgjedhin drejtpërdrejt përfaqësuesit e tyre u bënë pjesë e debatit në emisionin “Top Story”. Analisti Arian Curri…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Rama në Paris
  • Dorian Puka
  • Rasti 17-vjeçarit
  • Kandidatura për Tiranë
  • Lista Studentore serbe
  • Paga minimale
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Reforma zgjedhore
Lajmet e fundit
Në trend
  • Rama në Paris
  • Dorian Puka
  • Rasti 17-vjeçarit
  • Kandidatura për Tiranë
  • Lista Studentore serbe
  • Paga minimale
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Reforma zgjedhore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Bylykbashi përkujton 73-vjetorin e ekzekutimit të deputetëve opozitarë: ADN-ja e PD-së janë pronarët dhe të përndjekurit

Aktualitet E diel, 18 Tetor 2020 19:50
Bylykbashi përkujton 73-vjetorin e ekzekutimit të deputetëve opozitarë: ADN-ja e PD-së janë pronarët dhe të përndjekurit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-deputeti i PD, Oerd Bylybashi në emër të liderit opozitar Lulzim Basha ka përkujtuar ekzekutimin e 16 deputetëev opozitarë 73 vite më parë nga regjimi komunist me gjyq publik.

Për Bylykbashin, vrasja e deputetëve ishte një nga momentet më të hidhura të komunizmit teksa ende nuk është kërkuar falje për ato krime.

Ish-deputeti thekson se ende Shqipëria nuk ka Murin e Kujtesës dhe Turpit.  Ndërkohë Bylykbashi thotë se ADN-ja e PD janë të përndjekurit dhe pronarët që janë dhe identiteti i partisë së krijuar për mbrojtjen e lirive.

STATUSI NGA OERD BYLYKBASHI

Sot pata nderin qe ne emer te Partise Demokratike te pershendes takimin e Shoqates Antikomuniste te te Perndjekurve Politike ne perkujtim te Grupit te Deputeteve qe u ekzekutuan nga regjimi komunist ne 1947. Nderim perjete kujtimit te atyre burrave patriote qe flijuan jeten per aspiraten e lirive te njeriut dhe demokracine!

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Të nderuar miq e të pranishëm,

Është nder për mua që të jem sot mes jush e t’ju drejtohem në këtë përkujtim në emër të Kryetarit të Partisë Demokratike z. Lulzim Basha.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sot përkujtojmë 73 vjetorin e një prej momenteve më të hidhura që shënoi një prej akteve më terroriste në themel të ngrehinës së Komunizmit, por një moment që po aq shkëlqen në themel të përpjekjes së një populli për demokraci, ekzekutimit të Grupit të Deputetëve opozitarë në parlamentin e parë të pasluftës, dhe shumë prej miqve e bashkëpuntorëve të tyre në kauzën fisnike të lirisë.

75 vite më parë në Nurenberg u ngrit një gjyq publik, ku drejtësia ndërkombëtare e vendeve demokratike kishte vënë në bankën e të akuzuarve armikun tjetër të demokracisë sivlla i Komunizmit, Nazizmin. Në atë gjyq, hierarku më i lartë i akuzuar, krahu i djathtë i Hitlerit, Herman Goering, kur u pyet se si e bindën popullin gjerman të pranonte gjithë sa kishte ndodhur, ai do të deklaronte:

“Ishte e thjeshtë, nuk ka të bëjë me nazizmin, ka të bëjë me natyrën njerëzore. Mund ta bësh në një regjim nazist, socialist, komunist, në një monarki, po aq sa në një demokraci. E vetmja gjë që duhet bërë për t’i kthyer njerëzit në skllevër është t’i frikësosh.”

Mund t'ju interesojë

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

Para 2 orësh
Koka debat me deputetin e PS, ngre pikëpyetje për Veliajn: Priti një mesazh tjetër në burg, por mori një tjetër

Koka debat me deputetin e PS, ngre pikëpyetje për Veliajn: Priti një mesazh tjetër në b...

Para 3 orësh
VIDEO/ Rama pritet nga Presidenti Macron në Paris, merr pjesë në Forumin e Paqes

VIDEO/ Rama pritet nga Presidenti Macron në Paris, merr pjesë në Forumin e Paqes

Para 3 orësh

Këto fjalë të një krimineli nazist thonë shumë. Me gojën e tij ai barazon natyrën terroriste të nazizmit dhe komunizmit. Pikërsht këtë shenjë barazimi ka vënë Këshilli i Europes midis këtyre dy mënxyrave të shekullit XX.

75 vite më parë kur në Nurenberg mbi Nazizmin binte çekiçi i drejtësisë dhe sipari i turpit publik, Enver Hoxha dhe komunizmi shqiptar po ngrinin ngrehinën e terrorit komunist. Por pikërisht si tani, 75 vite më parë një grup burrash pinjollë të familjeve të shquara atdhetare, të brumosur me ideale për një Shqipëri demokratike liberale, bëheshin gati me kurajo përballë terrorit komunist për t’u zgjedhur deputetë të popullit e të përçonin idetë e tyre kundër shtypjes së lirive dhe vendosjes së diktaturës komuniste.

Pra 75 vite më pare, kur në Europë lindte dielli i lirive të individit dhe demokracisë, në Shqipëri binte terri i Komunizmit, nuk ka mënyrë tjetër për t’i imagjinuar ata burra trima që u njohën si Grupi i Deputetëve dhe bashkëpuntorët e tyre, veçse të mbledhur grusht me shpatulla tek njëri tjetri e me pishtarët e lirisë në dorë mes errësirës së terrorit për të kundërshtuar në parlament vendosjen edhe juridikisht të Komunizmit.

Në 30 vite nga rënia e Komunizmit, ende nuk është kërkuar falje nga ata që kryen krime. Falja kërkon forcë të madhe shpirtërore, por si ata që kryen krimet si edhe pasardhësit e tyre politikë, nuk kanë ndërmend ta pastrojnë ndërgjegjen.

Në 30 vite ende nuk kemi vënë plotësisht në vend dinjitetin e atyre që vuajtën drejtpërdrejt në burgje, atyre që humbën të afërmit, u internuan, dëbuan, nuk iu dha e drejta e studimit me breza apo u denigruan me çdo formë. Dinjiteti nuk kompensohet me këste. Ai rikthehet vetëm i plotë, dhe vetëm drejtësia e bën këtë.

Ne ende nuk kemi Murin e Kujtesës ku të jenë të skalitur me gërma të arta të gjithë emrat e atyre që sakrifikuan jetën në altarin e lirisë dhe demokracisë. Të kujtohen emër për emër me krenari për sakrificën e tyre që të mos harrohen. Ne ende nuk kemi Murin e Turpit ku të shkruhen emrat e atyre që spiunuan, torturuan, dënuan dhe ekzekutuan mijëra shqiptarë, Të kujtohen emër për emër me turp nëpër breza që të mos harrohen.

Na duhet lustracioni i institucioneve shqiptare. Tashmë egziston baza kushtetuese që më parë nuk ishte. Por po i shohim si po penetrojnë ata që lyen duart me gjak ose pinjollët e tyre në parlament, qeveri apo ne drejtësi. Kjo nuk duhet lejuar.

Na duhet një Simon Wizenthal shqiptar që iu qep kriminelëve nazistë e i çoi në gjyq. Na duhet një institucion që t’i vihet nga pas kriminelëve të Komunizmit, t’u bëjë dosjet dhe t’i çojë para drejtësisë për krime kundër njerëzimit, Nga hierarkët më të lartë që janë gjallë, tek ata që ekzekutuan krimet, ashtu siç kanë bërë në Europë me kriminelët nazistë apo ata komunistë. Nuk ka as afat dhe as moshë për të dënuar krimet kundër njerëzimit. Bisturia e drejtësisë do të bëjë ndarjen e qartë të së keqes së Komunizmit nga shpirti i shoqërisë.

Para 73 vitesh Komunizmi ngriti një gjyq publik, ku celebrohej terrori për të frikësuar dhe thyer shqiptarët. Ata 16 deputetë, Shefqet Beja, Enver Sazani, Riza Dani, Selaudin Toto për të përmendur disa prej tyre e dhjetëra shqiptarë patriotë që u dënuan 73 vite më pare bashkë me ta, me sakrificën e tyre në emër të lirive dhe një demokracie liberale perëndimore, na kanë lënë amanet të madh: atë që të mos harrojmë, të mbrojmë demokracinë dhe liritë dhe të rivemë në vend dinjitetin e atyre që sakrifikuan për liritë dhe demokracinë.

Partia Demokratike ka dy shtylla identiteti: të përndjekurit dhe pronarët. Ata janë ADN-ja e PD-së, dhe vetëm t’i qëndrosh kësaj ADN-je siguron identitetin e PD si një parti që u themelua në mbrojtje të lirive. Grupi i Deputetëve dhe sakrifica e tyre janë shembull i detyrës historike që kemi.

I paharruar kujtimi i këtyre martirëve!

https://www.facebook.com/oerd.bylykbashi/posts/10223915808872568

Etiketat e lidhura

Oerd BylybashiPD
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike
Para 2 orësh

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

LIVE në Prime/ Zoja e sfidon Anjezën: Hajde, kapëm për flokësh
Para 2 orësh

LIVE në Prime/ Zoja e sfidon Anjezën: Hajde, kapëm për flokësh

E ardhmja e Calhanoglut te Interi: Pesë dilema kontraktuale
Para 2 orësh

E ardhmja e Calhanoglut te Interi: Pesë dilema kontraktuale

Koka debat me deputetin e PS, ngre pikëpyetje për Veliajn: Priti një mesazh tjetër në burg, por mori një tjetër
Para 3 orësh

Koka debat me deputetin e PS, ngre pikëpyetje për Veliajn: Priti një mesazh tjetër në burg, por mori n...

Më të lexuarat

1 Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!
Para 9 orësh

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!

2 Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike
Para 2 orësh

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

3 Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!
Para 6 orësh

Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!

4 Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë
Para 6 orësh

Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.