Bylykbashi voton në Durrës: Qytetarët të dalin të votojnë masivisht

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Durrësin, Oerd Bylykbashi, ushtroi të drejtën e votës pak më parë në Durrës, aty ku edhe kandidon për deputet, ndërsa bëri thirrje qytetarëve për të votuar pasivisht.

Bylykbashi garantoi qytetarët për sigurinë e votës, ndërsa tha se çdokush që intimidon ata, përbën një shkelje të ligjit.

Oerd Bylykbashi: Së pari, dua të them që sot është një ditë e jashtëzakonshme. Sot është një ditë e madhe për të gjithë shqiptarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Thirrja ime e parë është që të gjithë të dalin të votojnë. Të dalin të votojnë pasivisht. Të votojnë për veten, të votojnë për familjet e tyre. Për fëmijët, për prindërit, motrat, vëllezërit. Vota e tyre është e ardhmja e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetëm me votë, me demokraci mund të vendosin ata për të ardhmen e tyre. Është momenti kur politika duhet të qëndrojë e heshtur për të dëgjuar verdiktin e zgjedhësve.

Por po aq, është e rëndësishme zbatimi i ligjit të garantojë dhe të mbrojë votën.

Unë garantoj të gjithë zgjedhësit se vota e tyre është e sigurt. Vota e tyre është e vshehtë.

Çdo përpjekje për të intimiduar zgjedhësit se vota e tyre do të lexohet paraprakisht, është e pavërtetë dhe çdo gjë e tillë është e paligjshme.

Edhe njëherë, të dalin të votojnë sepse vota e tyre është e sigurt. Është një votë e cila, është votë njerëzish me shpresë. Janë ata që bëjnë ndryshimin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?