“Bypass-i na bllokon rrugën”, banorë të Mbrostarit në protestë
Disa banorë të fshatit Mbrostar kanë dalë sot në protestë kundër projektit që çon në bllokimin e rrugës për në banesat e tyre. Sipas banorëve Bypass-i bllokon rrugën dhe nuk lejon kështu kalimin as të zjarrfikësve apo autoambulancave.
Në mbështetje të protestuesve ka qenë edhe kryetari i PD Fier, Luan Baçi. Baçi tha se do të jemi krah banorëve në këtë të drejtë që iu takon.
“Banorët janë bllokuar dhe po ndeshin me veshin e shurdhër të qeverisë. Do t’i mbështesim në çdo hap, edhe nëse bllokojnë aksin nacional”, deklaroi Baçi.

KOHA JONË SONDAZH

