Byroja e Kuvendit, ja vendimet që u morën për Berishën dhe Bashën
Byroja e Kuvendit e mbledhur mbrëmjen e sotme ka vendosur të mos pezullojë nga seancat kreun e PD, Lulzim Basha si dhe ish kryeministrin Sali Berisha për shkak tensioneve dhe gjuhës së përdorur në Kuvend.
Vasilika Hysi tha Byroja ka vendosur t’i tërheqë vëmendjen Bashës dhe Berishës, ndërsa kërkesa e PD për kryeministrin Edi Rama është rrezuar. Sakaq deputetët e PD, Gent Strazimiri dhe Flamur Noka janë përjashtuar me 10 ditë nga seancat e Kuvendit.
“U diskutua dhe u vendos tërheqja e vëmendjes për Luzlim Bashën dhe për deputetin Sali Berisha, duke pasur parasysh edhe moshën për Berishën. Kërkojmë që Berisha t’i japë fund gjuhës së përçarjes ndaj shqiptarëve në seancat e radhës. Kërkesa për deputetin Edi Rama rezultoi se nuk përmbante gjuhë të urrejtjes apo shkelje të etikës dhe kërkesa është rrezuar. Flamur Noka dhe Gëent Strazimiri janë përjashtur për 10 ditë nga seancat dhe komisionet parlamentare”- tha Vasilika Hysi.
Kujtojmë se kërkesa për penalizimin e Berishës erdhi pas thirrjeve të tij në Kuvend teksa u shpreh se nëse maxhoranca nuk voton ‘Vetingun në Politikë’, do të përballen me “djemtë që do rrëmbejnë armët”.
Byroja e Kuvendit shqyrtoi edhe kërkesën e PD për penalizimin e kryeministrit Edi Rama e firmosur nga deputetët e PD, të cilët pohojnë se “gjatë seancës Rama përdori fjalor fyes dhe denigrues ndaj grupit parlamentar të PD dhe deputetëve të veçantë të PD”.
KOHA JONË SONDAZH

