Bytyçi flet për planin që po thuret për kalimin e pasurive të Kosovës drejt Serbisë
Në zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës e Serbisë janë angazhuar Vuçiç, Soros dhe Rama për ndarjen e Kosovës. Analisti dhe historiani Enver Bytyçi, thotë se këta kanë përgatitur një plan që pasuritë e Kosovës t’i kalojnë Serbisë dhe këto pasuri t’i shfrytëzojë Soros.
“Senatorë amerikanë e departamenti i Mbrojtjes këmbëngulin që pjesa e fajit qëndorn te pala serbe, kurse DASH fajësoi Kosovën me të gjitha tonet e pazakonta. Kjo diskordancë qëndrimesh ka vetëm një burim dh evetëm një; në zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës e Serbisë duket që janë angazhuar Vuçiç, Soros dhe Rama, të tre kanë paraqitur një plan që pasuritë e Kosovës miniera e Trepçes të mos jenë pjesë e territorit të Kosovës dhe bëjnë të pamundurën të realizojnë ndarjen e Kosovës dhe kalimin e pasurive të Kosovës nën sovranitetin e Serbisë dhe këto pasuri t’i shfrytëzojë Soros”,-tha në ”A2cnn”.
Nga ana tjetër, Bytyçi akuzoi edhe të dërguarin special të ish-presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grelle dhe ish-të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matheë Palmer, se paguhen nga Serbia për të lobuar në funksion të interesave serbe dhe interesave të tyre vetjake.