C4 biznesmenit vlonjat Vasil Bedinaj, policia: Eksplozivi nuk shpërtheu

Një atenat me eksploziv i mbetur në tentativë ka ndodhur një ditë më parë rreth orës 07:30, tek “Liqeni i Thatë” në kryeqytet.

Sipas të dhënave zyrtare nga policia në pjesën e poshtme të  automjetit tip Benz në pronësi të shtetasit Vasil Bedinaj, 44 – vjeç është vendosur një sasi prej 450 gr eksploziv i llojit C4.

Pronari i mjetit që ka konstatuar eksplozivin ka njoftuar policinë e  cila ka gjetur lëndën eksplozive të pa shpërthyer për arsye të paqarta, pasi kapsolla detonatore e vendosur brenda lëndës plasëse ka bërë eksplodim.

Vasil Bedinaj 44 – vjeç është babai i një fëmijë, aktualisht ushtron veprimtari në fushën e biznesit si pronar i hotel Regina në Rradhimë të Vlorës,  është kryetar i Shoqatës së Operatorëve Turistik  për Jugun e Shqipërisë “ATA” ndërsa më parë ka mbajtur detyrën e nënkryetarit të Bashkisë së Vlorës .

Në zgjedhjet e vitit 2015 ai kandidoi si i pavarur për të drejtuar këtë bashki.

Ngjarja po hetohet për shkak të konflikteve në fushën e biznesit.

Tv Klan

SHKARKO APP