Çadrat me vete, në mes të pranverës rikthehet dimri
Nga dita e martë e deri ditën e enjte vendi do të jetë nën ndikim të kalimeve frontale. Moti parashikohet të jetë kryesisht me vranësira e intervale kthjellimesh.
Gjatë këtyre ditëve priten edhe reshje shiu, ndërsa të mërkurën në pjesën bregdetare e në veriperëndim edhe në formën e shtrëngatave me rrufe. Reshjet e borës do të rikthehen në viset malore në verilindje. Temperaturat parashikohet të lëvizin prej 11 deri në 14 °C.
Edhe e mërkura do të mbajë mot vranësira e reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata dhe rrufe, në zonat malore reshje të borës. Temperaturat do të sillen prej 10 deri në 11 °C.