Caka: Edhe opozita në Indi ka dorëzuar mandatet në bllok
Ish-deputetja e LSI, Silva Caka tha se lënien e mandateve në bllok nuk e ndalon kushtetuta. E ftuar në studion e lajmeve të RTV ORA, ajo solli edhe një precedent në Indi, në vitin 2002. Opozita indiane në atë kohë i dorëzoi mandatet në bllok për shkak të një raporti, ku ishin konstatuar shkelje.
”Unë do t’ju përmend një precedent, i cili ka ndodhur realisht në Indi në vitin 2002. E gjithë opozita e bashkuar ka dorëzuar mandatet në bllok, vetëm për një raport të një institucion i cili mund të barazohet me KLSH që ne kemi, një raporti i dalë nga KLSH që faktonte disa shkelje që kishin një kosto financiare në buxhetin e shtetit, e detyroi opozitën indiane në vitin 2002 që të dorëzonte mandatet në bllok. Nuk është rasti i parë që ndodh. Është një precedent që ndodh. Një tjetër rast ka ndodhur në Rumani, ku një parti e tërë dorëzoi mandatet në bllok”,-tha Caka.
Referuar deputetit Ralf Gjoni, i cili pranoi mandatin e deputetit, Caka tha se ai është vetëpërjashtuar nga LSI që në momentin që nuk iu bind vendimit të kryesisë së LSI.
”Të gjithë ata anëtarë apo kandidatë që kanë qenë në listat e LSI dhe që nuk i janë bindur një vendimi të marrë nga kryesia e LSI për të mos pranuar mandatet e lëna nga deputetët janë të vetëpërjashtuar nga anëtarësia e LSI”.
KOHA JONË SONDAZH

