Caka: Mesazhi i protestave të opozitës, largimi i Edi Ramës dhe realizmi i zgjedhje të parakohshme
Ish-deputetja e LSI, Silva Caka, tha se lënien e mandateve në bllok nuk e ndalon Kushtetuta. E ftuar në studion e lajmeve të ‘Rtv Ora’, ajo solli edhe një precedent në Indi, në vitin 2002. Opozita indiane në atë kohë i dorëzoi mandatet në bllok për shkak të një raporti, ku ishin konstatuar shkelje.
Silva Caka: Unë do t’ju përmend një precedent, i cili ka ndodhur realisht në Indi, në vitin 2002. E gjithë opozita e bashkuar ka dorëzuar mandatet në bllok, vetëm për një raport të një institucioni, i cili mund të barazohet me KLSH që ne kemi, një raporti i dalë nga KLSH që faktonte disa shkelje, që kishin një kosto financiare në buxhetin e shtetit, e detyroi opozitën indiane në vitin 2002 që të dorëzonte mandatet në bllok. Nuk është rasti i parë që ndodh. Është një precedent që ndodh. Një tjetër rast ka ndodhur në Rumani, ku një parti e tërë dorëzoi mandatet në bllok.
Deputetët e rinj
Referuar deputetit Ralf Gjoni, i cili pranoi mandatin e deputetit, Caka tha se ai është vetëpërjashtuar nga LSI, që në momentin që nuk iu bind vendimit të Kryesisë së LSI. “Të gjithë ata anëtarë apo kandidatë, që kanë qenë në listat e LSI dhe që nuk i janë bindur një vendimi të marrë nga Kryesia e LSI për të mos pranuar mandatet e lëna nga deputetët, janë të vetëpërjashtuar nga anëtarësia e LSI”, është shprehur ndër të tjera në intervistën e saj, Sliva Caka. Ajo e akuzoi Ralf Gjonin se po bëhet vegël e Ramës.
KOHA JONË SONDAZH

