Cakaj në Samitin e Vishegradit, merr mbështetjen për integrimin në BE
Vendet e Vishegradit mbështesin integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Ky qëndrim u konfirmua këtë nga Praga, ku në takimin e zhvilluar me vendet e Ballkanit Perëndimor, krerët e shteteve dhe Ministrat e Jashtëm ripërsëritën angazhimin për t’i hapur rrugë fillimit të menjëhershëm të negociatave për antarësim me Shqipërinë.
Veç integrimit që ishte kryefjala, në këtë takim u diskutuan edhe hapa konkretë në shërbim të ndërlidhjes infrastrukturore, bashkëpunimit në fushën e energjitikës, sigurisë dhe politikave të mjedisit. Platformë kjo që është në shërbim të zhvillimit të rajonit dhe procesit të integrimit evropian.
Gjatë qëndrimit në Pragë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi një takim pune me Ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Tomáš Petříček. Takim gjatë së cilit u dakordësuan një serë hapash konkretë për bashkëpunim në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe marrjes së Presidencës së OSBE-së.

