Cakaj publikon foto të Thaçit me Veselin: Me çlirimtarët

Ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj i ka dalë hapur në krah Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit sa i përket akuzave na Prokuroria Speciale e Hagës.

Pas vizitës në Kosovë, Cakaj ka publikuar një foto të Thaçit me Veselin duke shtrënguar duart. Cakaj thotë se ai është me çlirimtarët, dy politikanët që dikur luftuan kundër regjimit serb të Millosheviçit.

Ata akuzohen nga Prokuroria Speciale e Hagës, ndërkohë Cakaj bashkë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama ishin në një tur takimesh në Prishtinë fill pas këtyre akuzash.

SHKARKO APP