Çako: Bashkëpunim i shkëqyeshëm i policive të Shqipërisë dhe Maqedonisë
Drejtori i policisë shqiptare Haki Çako deklaroi se bashkëpunimi ndërmjet policive të Shqipërisë dhe Maqedonisë, përfshirë edhe policinë kufitare, është i shkëlqyeshëm dhe se mund të shërbejë si shembull për policitë e vendeve tjera, raporton MIA.
Ai e ka bërë këtë vlerësim pas vizitës vendkalimit kufitar ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë, në Qafë Thanë. Gjatë kësaj Çako nga afër është njoftuar me implementimin e masave për sezonin turistik, por para së gjithash për përforcimin e kontrollit gjatë daljes nga vendi të qytetarëve të Shqipërisë me qëllim të eliminimit të dukurisë së numrit të madh të azilantëve shqiptarë në BE.
“Bashkëpunimi me policinë e Maqedonisë është i përqëndruar në parandalimin e krimit ndërkombëtar, krimit të organizuar të tregtisë joligjore të çfardo qoftë lloji. Bashkëpunimi ynë është i shkëlqyer ai mund të shërbejë si shembull për të gjitha policitë tjera”, deklaroi Çako.

