Çako-Maxhuni: Rritje e bashkëpunimit të policive të Shqipërisë dhe Kosovës

Drejtori i Policisë sё Shtetit, Haki Çako, zhvilloi sot njё takim me Drejtorin e Pёrgjithshёm tё Policisë sё Kosovës, Shpend Maxhuni.

Nё fokus të takimit të zhvilluar mes dy drejtuesve të lartë të policisë dhe delegacioneve që i shoqëronin ishte bashkëpunimi ndërmjet strukturave respektive për një luftë sa më efikase kundër të gjitha formave të krimit dhe në mënyrë të veçantë krimit të organizuar e terrorizmit, po ashtu dhe zbatimi i memorandumit të bashkëpunimit lidhur me patrullimet e përbashkëta përgjatë sezonit turistik.

Çako gjatë këtij takimi, duke vlerësuar nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit mes Policisë Shqiptare dhe Policisë së Kosovës, theksoi se përveç miqësisë, ky bashkëpunim ka në themel të tij dhe faktin se policitë e të dy vendeve në fokus të veprimtarisë së tyre kanë luftën kundër krimit, në mënyrë të veçantë krimit të organizuar, trafiqeve të të gjitha llojeve, terrorizmit dhe korrupsionit, që përkon dhe me përmbushjen e detyrimeve për anëtarësimin e të dy vendeve në BE, si dhe luftën kundër çdo lloj veprimtarie tjetër të paligjshme.

SHKARKO APP