Caktohet data, takimi Kurti-Vuçiç do të jetë më 4 maj
Peter Stano, ka konfirmuar se i dërguari i posaçëm i bllokut europian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, do të jetë në Berlin më 4 maj, ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Lajçak do të ketë edhe takim të përbashkët me dy liderët. Nëse realizohet, ky do të jetë takimi i parë mes Kurtit dhe Vuçiçit që nga korriku i vitit të kaluar. Shkuarja në Berlin e Kurtit dhe Vuçiçit është paralajmëruar qysh javën e kaluar, me ftesë të kancelarit gjerman, Olaf Scholz.
Në BE ka pasur disa përpjekje për të krijuar kushte për një takim të nivelit të lartë midis Kurtit dhe Vuçiçit, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, por deri më tani pa sukses.