Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 13:05 28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali Shefja e Shërbimit të Okulistikës në QSUT, prof. Vilma Mema, ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili u dëmtua…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Basha tregon vërejtjet mbi paketën ekonomike të prezantuar nga Rama

Aktualitet E premte, 20 Mars 2020 22:52
Basha tregon vërejtjet mbi paketën ekonomike të prezantuar nga Rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i PD, Lulzim Basha në një lidhje me Skype me emisionin “Zonë e Lirë” ditën e sotme. Ai ka folur mbi paketën ekonomike të PD. “T’i bëj një thirrje edhe si qytetar dhe si kreu i PD, që të vazhdojmë të zbatojmë masat rigoroze të distancimit social. Jam shumë i shqetësuar nga dendësia e njerëzve në Tiranë nëpër rrugë. Nuk duhet të kemi asnjë dilemë, e keqja nuk ka kaluar dhe mund të ndalet vetëm nëse japim kontributin tonë. Është momenti t’i zbatojmë këto rregulla”, ka qenë apeli i Bashës për njerëzit.

“Ka nevojë për masa mbështetëse, nuk mund t’i thuash dikujt që rri në shtëpi, mos dil, mos puno, të mos marri masat jetike. Jemi plotësisht dakord me masat shtrënguese. Por nga ana tjetër, sakrifica që u kërkohet qytetarëve duhet të gjejë dhe mbështetje nga ana e buxhetit të shtetit. Masat e propozuara dje, që prisja t’i shihja sot në një akt qeveritar që akoma s’ka dalë, këtu ftesa ime është transparencë maksimale dhe për këtë plan. Ky plan nuk është i detajuar, informacioni është i mangët. Bizneset nuk e kanë idenë 65 milionë dollarë që janë parashikuar. Kemi kërkuar shtyrjen e deklarimit të detyrimeve. Çfarë deklarimesh do paguash kur ke mbyllur biznesin, pse nuk mund të shtyhet 2 javë që t’i japësh frymëmarrje biznesit. Në paketën që ka propozuar kryeministri nuk e dimë se çfarë propozohet për biznesin, për pensionistët, për mjekësinë. Call center dhe fasonët janë bomba me sahatë, nuk garantojnë dot siguri, të mbyllen. Mbyllja e tyre vjen sipas ligjeve shqiptare, duhet urgjentisht shpallja e emergjencës kombëtare sepse qartëson detyrimet e shtetit dhe të qytetarëve. Dy vërejtje kam tek plani i Ramës, e para është paqartësia e planit, e dyta është pamjaftueshmëria. Thirrja ime sot është të kem transparencë, të kemi detajim. Duhet të jetë e qartë ç’do presin qytetarët, të papunët, ata që nuk shkojnë dot në punë. E dyta, nuk ka mjaftueshëm fonde në planin që ka shpalosur dje kryeministri.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Tani
Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Para 36 minutash
Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Para 1 ore

Dje shteti pagoi për 48 orë 22 milionë euro për 4 kontrata me kompanitë, burimet janë se janë pagesat e thesarit të shtetit. Ka para, nuk po them që kemi mundësitë e Italisë, të Francës, por kemi mundësi të financojmë prioritetin kryesor, mjekët janë në ditën e tyre më të vështirë, nuk kanë pajisje mbrojtëse e mjekësore. Nuk kanë pajisje testuese. Nuk mund të paguash 22 milionë euro në një ditë dhe 25 milionë euro t’i dërgosh tek shëndetësia. Këto para duhet të ishin në ndihmë të familjeve”, ka thënë Basha.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

Lulzim BashaPD
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali
Tani

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 36 minutash

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës
Para 40 minutash

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 1 ore

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 16 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 18 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 16 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.