Çani: Rama po punon të përçajë Berishën dhe Metën

Gazetari Arian Çani thotë te Ylli Rakipi se primaret sipas konceptit të Sali Berishës, nuk kanë ndonjë vlerë, madje rrezikojnë të përçajnë edhe vetë Foltoren, sepse krijohen kundërshtarë mes kandidatëve. Për të vetë Rama po punon të përçajë Berishën dhe Metën.

”Meta ka rënë dakord me Berishën për të marrë këshilltarët, sepse ka dyshime që edhe mund të mos jenë bashkë. Rama, është duke punuar fort që ata të çahen dhe mos shkojnë bashkë në zgjedhje.

Primaret në këndvështrimin tim, ose do ti bëja të hapura, të kaloja përtej partisë, mos të kenë frikë kush do të votojë. Ajo do të përbënte një lajm vërtet të mirë për shoqërinë. Kjo do guxim, kurajo, Berisha deri tani nuk arriti dot ta bënte këtë gjë.

Këto primare për mendimin tim vlejnë shumë pak, ose nuk vlejnë fare. Ose të hapura fare, ose kot sa lodhen njerëzit, sepse krijon edhe kundërshtarë të tjerë. PD është në krizë ekzistenciale, imagjino tani të fillojë të ndahet edhe Foltorja”.

SHKARKO APP