Çanta me drogë drejt Greqisë, kush është 37-vjeçari shqiptar i arrestuar (EMRI)
Aktualitet E Martë, 3 Gusht 2021 10:53
Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi u kap teksa transportonte drogë. Mediat greke bëjnë me dije se Erion Topit nga Durrësi iu sekuestruan 121 kg marijuanë.
Shqiptari u kap sot në Parapotamo të Igumenicës, ndërkohë që në kërkim është shpallur një tjetër shqiptar.
Mësohet se policia greke ka zbuluar 5 çanta me 108 pako që përmbanin 121 kg 492 gram marijuanë.
KOHA JONË SONDAZH

