Çantë e dyshimtë në Tiranë, ndërhyjnë forcat xheniere

Policia e Tiranës ka konstatuar një çantë të dyshimtë në rrugën “Faik Konica” në kryeqytet. Menjëherë policia ka rrethuar vendin ku është gjetur çanta, ndërsa po ashtu mbërritën në vendngjarje edhe forcat xheniere. Forcat xheniere nuk kanë konstatuar asgjë të dyshimtë në çantë, duke hequr perimetrin e sigurisë dhe vijon normlisht lëvizja e qytetarëve në zonë.

SHKARKO APP