Cara: Ne zgjodhëm betonin në vend të fëmijëve. Atje ku duhet të ishte fusha, sot janë kulla
Deputeti i PD, Igli Cara duke folur për aksidentin tragjik në Durrës, fajësoi dhënien e lejeve të ndërtimit në ambientet e dedikuara për fëmijët. Ai tha se në vend të zërave të fëmijëve dhe lojërave të pafundme, sot dëgjohet zhurma e betonierëve dhe makinerive të ndërtimit.
”Ne zgjodhëm betonin në vend të jetës, ne zgjodhëm përfitimet në vend të fëmijëve, ne zgjodhëm të ecnim dhe të mbyllnim gojën përballë të fortit, përballë urdhrit të kryeministrit dhe interesit të privatëve. Pikërisht në ato vende ku duhet të luanin fëmijët sot ne shohim kullat, në disa vende na kanë marrë dhe trotuaret dhe nënat nxjerrin karrocat në rrugë. Babëzi e tmerrshme dhe askush nuk flet. Po kjo ngjarje mund të ndodhë përsëri. Mund të ashpërsojmë masat por dikush duhet të mbajë përgjegjësi, sepse në vendin e fushës është një pallat.
Ca lidhje ka politika, e majtë e djathtë, këtu flasim për fëmijët. Fëmijët duan të jetojnë. I teket një kryetar bashkie që pikërisht në vendin ku duhet të ishte fushë për fëmijët, ngrenë një pallat. I teket një kryetari bashkie që pikërisht në vendin ku duhet të ishte fushë për fëmijët, ngrenë një pallat. Po si nuk paska asnjë përgjegjësi? I teket KRRT pikërisht aty ku duhet të ishte një fushë, edhe aty një kullë në mes dhe aty 100%/ nëse nuk do të ndërhyjmë për këto raste, do ju ftoj të bëhemi bashkë të paktën për fëmijët”,-tha Cara.
KOHA JONË SONDAZH

