“Carlosi” i kokainës fshihet në Greqi. Policia shqiptare drejt Selanikut

Policia shqiptare është vënë në kërkim të personit me emrin “Carlos”, i cili dyshohet si organizatori dhe financuesi e trafikut të drogës. “Carlosi” është personi për të cilin, dy kolumbianët e arrestuar në laboratorin e kokainës në Elbasan, thonë që u kishte premtuar pagesë për punën. Ky person banon në Greqi. Mesohet se drejt Selanikur ka udhëtuar zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Cako, bashkë me drejtorin e krimit të organizuar dhe atë të antitrafikut. Qëllimi është për të marrë informacion më të detajuar për hyrje-daljet e dy shtetasve kolumbianë dhe për të mësuar bashkëpunëtorët e tyre në Greqi.

 

Dyshohet se një prej këtyre bashkëpunëtorëve është identifikuar dhe mësohet se ai ka hyrë në vendin tonë në datën 8 nëntor, po në atë datë kur erdhën përmes Kakvijës edhe Cesar Avila dhe Ëalter Moreno. Pas disa ditësh ai është rikthyer sërish në Greqi. Tashmë ky person është identifikuar nga policia dhe prandaj pala shqiptare është nisur drejt Selanikut për të marrë më shumë informacion nga homologët e tyre grekë. Siç mësohet gjatë kohës që laboratori i kokainës në Xibrakë mbahej nën vëzhgim, nuk është konstatuar hyrja e ndonjë shtetasi të huaj, përvec dy kolumbianëve të arrestuar.

SHKARKO APP