Çast nga arrestimi i pilotit të drogës, avionin e bleu 50 mijë euro (Foto)

Policia italiane publikoi foto të momentit të arrestimit të pilotit shqiptar Vilson Lamaj, i cili u kap duke transportuar drogë me një avion të vogël, në Brindisi. Arrestimi i tij u realizua në momentin kur sapo avioni i drejtuar prej tij po ulej në Brindizi, e më pas lënda narkotike do të transportohen me furgon drejt Riminit.

Por sapo konstatoi praninë e policisë, shoferi i furgonit u largua menjëherë.

Vilson Lamaj ngarkoi lëndën narkotike në fshatin Xhelilaj dhe drejtonte avionin me 120 kg drogë nga Vlora në Brindisi. Ky shtetas sipas të njëjtave burime nga grupi hetimor e ka blerë avionin rreth 50 mijë euro, për të trafikuar lëndët narkotike. Siaps medieve italiane 26-vjeçari e ka marrë patentën për të pilotuar avionin në Itali, në “Aeroclub G. Bortolotti” afër Bolonjës.

Pas pilotit ranë në pranga edhe 13 shtetas të tjerë, mes të cilëve edhe një efektiv policie i Vlorës.

Vladimir Zanaj ishte shef i Burimeve Njerëzore dhe përfshirja e tij  në këtë aferë mund të konsiderohet një paradoks i madh, apo edhe tragjedi e komedi, së bashku. Ai kujdesej më tepër për burimet e bandës që merreshin me trafik lëndësh narkotike dhe me siguri paguhej mirë. Por pse duhet të paguhej nga taksapaguesit shqiptarë, kur papunësia në vend shënon shifra alarmante?!     

 

Personat e ndaluar në Shqipëri janë:

 

– Neko Bruhamaj, 45 vjeç, lindur e banues Ramicë, Vlorë

– Fatos Bruhamaj, 30 vjeç, lindur në Ramicë e banues në Vlorë

– Fadil Shahaj, 53 vjeç, lindur në Vllahinë e banues në Vlorë

– Igli Shahaj, 22 vjeç, lindur në Vllahinë e banues në Vlore

– Sokol Lamaj (Burhamaj), 34 vjeç, lindur e banues në Babice e Madhe Vlorë,

si edhe efektivi i Policisë së Vlorës Vladimir Zanaj, Shef i Sektorit të Burimeve Njerëzore.

Në Itali janë arrestuar 8 persona, rezidentë në shtetin fqinj:

– Elizer Ahmetaj, 27 vjeç

– Xhesian Ahmetaj, 21 vjeç

– Arshi Ahmetaj, 29 vjeç

– Artjon Lamaj, 29 vjeç

– Kleo Lamaj, 30 vjeç

– Bukurosh Këshilli, 25 vjeç

– Virjon Imeraj, 32 vjeç

si edhe Vilson Lamaj, pilot i avionit.

SHKARKO APP