“Çdo ditë nga një punë konkrete”, Veliaj: Mbi 75 blloqe banimi të Tiranës janë transformuar


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë një përmbledhje të punëve të bëra për rehabilitimin e lagjeve të kryeqytetit, në kuadër të projektit për transformimin e lagjeve. Sipas tij, që nga dita e parë në detyrë, është vendosur një objektiv sfidues për t’u dhënë banorëve më shumë cilësi jetese dhe urbanizim në lagjet ku jetojnë.
“Që prej ditës së parë në detyrë i vumë vetes një objektiv sfidues, atë për transformimin e 100 lagjeve të Tiranës, për t’u dhënë banorëve më shumë cilësi jetese, urbanizim dhe hijeshi. Ia dolëm të rehabilitojmë mbi 75 blloqe banimi, duke ndërhyrë jo vetëm në përmirësimin e infrastrukturës, si rrugë të asfaltuara e kanalizime, por edhe duke krijuar mjedise çlodhëse, kënde lojërash, hapësira për të moshuarit, poste parkimi për rezidentët etj.

E jo vetëm kaq, por:
– u kujdesëm për ndriçimin publik të rrugëve në qytet, duke e rritur në 97% sot, nga 31% mbulim që ishte në 2015;
– shtruam 18 km rrugë brenda blloqeve të rehabilituara të banimit;
– ndërsa, ndriçimi i qytetit kaloi në LED dhe SMART për 40,000 pika, kryesisht në rrugë dhe sheshe publike.

Të gjitha këto nuk u bënë në një ditë, por me filozofinë ‘çdo ditë nga një punë konkrete’”,shkruan Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?