Çdo gjë më shtrenjtë, inflacioni kërcen në 5.7% në mars

INSTAT ka raportuar se inflacioni, apo Indeksi i Çmimeve të Konsumit, që mat ndryshimin e çmimeve të një shporte mallrash të caktuar, arriti në 5.7% në muajin mars të këtij viti.

Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Mars 2022 është 5,7 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 1,2 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Mars 2022, krahasuar me Shkurt 2022 është 2,4 %.

SHKARKO APP