Ceka: Grabitja në Rinas, përgjegjësi edhe shtetërore
Ish-ambasadori Neritan Ceka i ftuar në emisionin “Arena” nga Dritan Hila në RTV ORA ka folur në lidhjen me grabitjen e një dite më parë në aeroportin e Rinasit.
Ceka duke thënë se ky akt është edhe përgjegjësi shtetërore, deklaroi se aeroporti është i një rëndësie të veçantë që duhet ruajtur nga shteti.
Neritan Ceka: Nuk ishte vetëm vjedhje, mund të ishte një akt i rëndë terrorist. Unë besoj se është nëj dobësi shtetërore, është edhe përgjegjësi shtetërore, jo vetëm e kompanisë që i është dhënë me koncension, kjo do të thotë se gjërat nuk funksionojnë.
KOHA JONË SONDAZH

