Çelësi i gjetur hap derën e shtëpisë, kujt i përket kufoma e gjetur në Ersekë

Detaje të reja janë bërë të ditura rreth trupit të dekompozuar, i cili u gjet ditën e djeshme në Kreshovë të Ersekës.

Mësohet se pranë trupit të viktimës janë gjetur një palë çelësa dhe një celular “Nokia”. Dyshimet e para janë se trupi i pajetë është i Sherif Mukajt.

Një fakt i tillë pritet të vërtetohet nga ekspertiza, por dyshimet u shtuan pasi një çelës i gjetur pranë trupit të dekompozuar i përket shtëpisë Mukajt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tvklan.al, edhe familjarët e viktimës kanë konfirmuar që çelësi i gjetur hap derën e shtëpisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sherif Mukaj, i datëlindjes 30.4.1993, u zhdukur prej 1 nëntorit të 2021.

Ndërsa trupi i dekompozuar i 29-vjeçarit u gjet të shtunën nga dy barinj të zonës.

Hetimet janë fokusuar në disa pista dhe po kryhen nga sektori i vrasjes në Drejtorinë e Policisë së Korçës. Për të kuptuar shkakun e vdekjes dhe nëse trupi i përket Sherif Mukajt, do të priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?