Çelet Akademia verore Politike e të rinjve të LSI-së
Akademia Verore për Politikë organizuar nga Lëvizja Socilaiste për Integrim , njohur ndryshe si “LSI SUMMER CAMP”, një aktivitet që ka nisur më 23 shtator 2004 kur u krijua Lëvizja Rinore për Integrim(LRI), u çel mbrëmë në Kampin Social të Jalës në jug të vendit.
Tër rinjtë e kësaj force politike, anëtare e simpatizantë nga e gjithë Shqipëria kanë hapur kampingun e vitit 2015 në Jalë duke ngritur flamurin kombëtar, flamurin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke kënduar himnin kombëtar, në shoqërinë e mikut të tyre, kryetarit të kësaj force politike njëherazi kreu i Kuvendit të Shqipërisë z.Ilir Meta.
Në praninë e deputetit Petrit Vasili, deputetes Monika Kryemadhi dhe Kejdi Mehmetaj, , Zv.Ministres së Integrimit Erisa Xhixho, kryetarit të Lëvizjes Rinore për integrim, Endrit Brahimllari, të rinjtë, pjesë e kësaj force politike në 5 ditë qëndrimi në Jalë, përveç argëtimit, do të trajnohen dhe hartojnë strategji politike të rinisë.
Aktivitetet politike, kulturore dhe argëtuese do të jenë janë kryefjala e ditëve të qëndrimit në bregdetin e bukur të Jonit.
KOHA JONË SONDAZH

