Çelet sot thirrja e dytë për punësimin e ekselentëve
Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në facebook ka bërë të ditur se sot është çelur thirrja e dytë për punësimin e ekselentëve. Sipas Ramës, kjo është një tjetër mundësi për më të mirët, që të punojnë në administratën shtetërore, vetëm në bazë të meritës.
DAP njofton se janë në dispozicion 219 pozicione pune, për të cilat të interesuarit mund të aplikojnë deri në 20 shtator 2019. Kushdo që ka përfunduar studimet me mesatare 9 ose 10 dhe zotëron diplomë të çdo niveli përfituar nga viti 2015 e në vijim mund të aplikojë për këto pozicione pune. Tashmë çdo student ekselent që është në kërkim të një vendi pune mund të aplikojë në platformën punetembare.al dhe dap.gov.al.
“Je në kërkim të një eksperience pune në administratën shtetërore? Mund të aplikosh tani në platformën punetembare.al dhe dap.gov.al ku janë 219 pozicione pune. Afati i aplikimit 20 shtator 2019”, njofton DAP.
Postimi i plotë i Ramës
THIRRJA E DYTE për punësimin e ekselentëve u çel sot. Një tjetër mundësi për më të mirët, që të punojnë në administratën shtetërore, vetëm në bazë të meritës. Pas rezultatit pozitiv shumë inkurajues të Thirrjes së Parë, gati për një tjetër prurje të re në administratë dhe këtë herë duke e shtrirë rrezen deri tek ekselentët e vitit 2015.
#PaktipërUniversitetin
#ShqipëriaqëDuam
KOHA JONË SONDAZH

