
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, tha gjatë një konference për mediat, se “Procesi duhet të fillojë në orën 07:00. Cdo kundërshtim do të shoqërohet me sanksione të forta. Dua ti ftoj të gjithë qytetarët që të marrin pjesë masivisht, sidomos të rinjtë dhe ata që votojnë për herë të parë. KQZ i ka marrë të gjitha masat që procesi të jetë i sigurtë”.