Celibashi thirrje partive: Nisini punën për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR për reformën zgjedhore

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i bën apel partive politike që të dakordohen sa më parë për krijimin e komisionit parlamentar të posaçëm për Reformën Zgjedhore.

 

Gjithashtu ai rithekson se duhet të nisë sa më parë puna për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, ndërsa shton se zgjedhjet e ardhshme vendore nuk janë larg dhe se data e parë e mundshme është 16 prill 2023 , ndërsa data e fundit 14 maj 2023.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesazhi i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi për partitë politike:

Swiss Digital Mobile Reklama

Partitë politike parlamentare dakordësuan krijimin e komisionit parlamentar të posaçëm për reformën zgjedhore.

KQZ sjell në kujtesë të këtyre partive domosdoshmërinë për fillimin sa më parë të punës për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Zgjedhjet e ardhshme vendore nuk janë larg. Data 16 Prill 2023 është data e parë e mundshme për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve.

Data 14 Maj 2023 është data e fundit.

Përbërja dhe funksionimi i administratës zgjedhore, procedurat e nxjërrjes së rezultatit, financimi, ankimimet dhe sanksionet administrative, fushata në media përfshi edhe atë online, përdorimi i fondeve publike në fushatë, digjitalizimi, janë disa nga çështjet që KQZ vlerëson se duhet të marrin vëmendjen për reformim prej komisionit të posaçëm parlamentar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?