Çelja e kapitujve, Sulo: Jemi larg BE-së. Hila: Mos u bëj më katolik se Papa

Një moment historik e ka cilësuar kryeministri Edi Rama çeljen zyrtarisht të grupit të parë të kapitujve të negociatave me Bashkimin Europian. Analisti Arion Sulo tha se Shqipëria fatkeqësisht sot është larg Bashkimit Europian në standarde. Hila nga ana e tij i tha Sulos se “nuk mund të bëhej më katolik se Papa” dhe të kritikonte në një kohë që pranë tij ndodhet nënkryetari i PD Agron Gjekmarkaj. Sipas Hilës, Shqipëria ka probleme, por se problematikat nuk janë shkaktuar vetëm nga keqqeverisja.

Dritan Hila: Situata në vend sa i përket rendit ka qenë më keq. Më përpara të vidhnin makinën.

Arion Sulo: Jemi larg BE-së.

Dritan Hila: Ne kemi probleme. Ka probleme, por nuk janë probleme që vijnë vetëm nga keqqeverisja. Kemi probleme me startin ekonomik nga vijmë. Mos u bëj më katolik se Papa, ti ke Agron Gjekmarkajn pranë dhe nuk po flet kaq shumë.

Arion Sulo: Problemi është tek qeveria Rama. Një përfaqësues ndërkombëtar thoshte që mjafton të dalësh nëpër Tiranë dhe kupton se ku jeton.

Dritan Hila: Unë mendoj se është arritje e madhe. Transparenca në prokurimet publike është e rëndësishme, që të goditet korrupsioni.

 

SHKARKO APP