Çelja e negociatave, Lamallari takim koordinues për luftën ndaj narkotikëve

Pasi Shqipëria çeli negociatat për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian, zv/ministri i Brendshëm Besfort Lamallari bën me dije se sot është zhvilluar një takim koordinues me përfaqësues të institucioneve kyçe në luftën dhe trajtimin e sfidave që lidhen me narkotikët. Gjatë takimit është diskutuar për Kapitullin 24, “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, i cili përfshin ngritjen dhe funksionimin e Sistemit të Paralajmërimit të Hershëm mbi Substancat e reja Psikoaktive dhe Observatorit Kombëtar të Drogave

”Nuk ka kohë për të humbur! Menjëherë pas kthimit nga Luksemburgu, ku Shqipëria çeli negociatat për grup-kapitujt ”Themelorë” dhe u njoh zyrtarisht dhe me kriteret e ndërmjetme ‘interim benchmarks’ në Kapitullin 24 ‘Drejtësia, Liria dhe Siguria’, përfshin ngritjen dhe funksionimin e Sistemit të Paralajmërimit të Hershëm mbi Substancat e reja Psikoaktive dhe Observatorit Kombëtar të Drogave, me porosi të ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u zhvillua një takim koordinues me përfaqësues të institucioneve kyçe në luftën dhe trajtimin e sfidave që lidhen me narkotikët”,-tha Lamallari.

Po ashtu informon se së bashku me kolegen Entela Ramosaçaj kanë diskutuar me përfaqësues të Policisë së Shtetit, Institutit të Policisë Shkencore, QSU “Nënë Tereza”, Instituti i Mjekësisë Ligjore etj., për masat e nevojshme për ngritjen dhe funksionimin e këtyre dy mekanizmave kyçe, në mbrojtje të qytetarëve dhe shëndetit publik. Në përmbushje të angazhimit të ndërmarrë nga qeveria, Lamallari shton se do të sigurohet ngritja dhe funksionimi i tyre i plotë dhe i qëndrueshëm brenda afateve të dakordësuara me Komisionin Evropian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?