Çelja e negociatave për ”Themeloret”, ministri Mazniku: Gur themeli në rrugëtimin europian të Shqipërisë
Viti 2024 mund të konsiderohet viti i Shqipërisë për sa i përket progresit në procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Ministër Shteti për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka ndarë një video përmbledhëse për këtë arritje të shënuar nga qeveria ”Rama 3”. Në 15 tetor, në Luksemburg u organizua Konferenca e Dytë Ndërqeveritare BE-Shqipëri, ku u çelën negociatat për grupkapitullin “Themeloret”. ”Në ditët e fundit të 2024, rikujtojmë një nga momentet më përcaktuese për të ardhmen e vendit, çeljen e negociatave me Bashkimin Europian për grupkapitullin “Themeloret”, një gur themeli historik në rrugëtimin europian të Shqipërisë”,-shkruan Mazniku.