Çelja e negociatave, Rama: I kemi bërë detyrat

Me bindje të plotë, kyeministri Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit, tha se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kriteret për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

”Raporti në maj do të rekomandojë pa kushte hapjen e negociatave. Vendimi merret nga Këshilli Europian bazuar në rekomandimin e komisionit, por edhe si rezultat i dinamikave të brendshme në vendet anëtare. Nëse raporti, që ndërtohet në kritere teknike, duke verifikuar një më një detyrat për çeljen e negociatave është rezultat i debatit të brendshëm në Këshill që i kalon kriteret teknike dhe futet subjektiviteti i vendeve anëtare. Vijojmë me përmbushjen e detyrave, jo për t’i bërë qejfin Europës, por është e vetmja rrugë për të ecur përpara dhë për të qenë një vend si gjithë vendet europiane. Ne po iu japim ‘ushqim’ forcave politike që na duan larg Bashkimit Europian”, shprehet Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?