Cenimi i marrëveshjes së 5 qershorit, Gogo: Precedent i rrezikshëm

Këshilli Politik ka kohë deri më 30 korrik për të përfunduar Reformën më të rëndësishme pas asaj në Drejtësi e që është ajo Zgjedhore. Produkti dhe procedurat që u kryen në këtë proces, sipas shoqatave dhe shoqërisë civile, përbën një rrezik për demokracinë dhe të ardhmen.

Në studion e “Ditari”, Premto Gogo, kryetar i KRIIK ALBANIA (Koalicioni per Reforma Integrim dhe Institucione të Pavarura), theksoi se “Marrëveshja e 5 qershorit ka benefit futjen në shinë institucionale të proceseve politike në vijimësi, por precedent i rrezikshëm është cenimi i dakordësisë politike pa marrë jetë akoma”.

”Sistemi demokratik ku ne po bëjmë përpjekje për t’u integruar ka për bazë dialogun dhe pjesë e dialogut janë marrëveshjet politike, që janë baza për arritjen e çdo reforme. Kur zhbëhet kjo dakordësi, nuk ka më garanci për zbatimin e marrëveshjeve të ardhshme”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, zgjidhja e këtij ngërçi vjen nga kompromisi: “Ajo që propozojmë është që kjo marrëveshje të kalojë urgjentisht në Kuvend dhe Kuvendi të rinisë një proces të mirëfilltë konsultimi dhe gjithëpërfshirjeje”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?