Censi/ 54 % e popullsisë të martuar, kurse 32% e popullsisë jeton në Tiranë. Janë mbi 1.1 milion myslimanë

Këtë të premte, Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat e Censit që u zhvillua në vendin tonë në muajt shtator-nëntor 2023. Nga të dhënat e popullsisë, në Shqipëri rezultojnë 2.402.113 banorë.

Krahasuar me Censit e vitit 2011 në vendin tonë, Shqipëria është tkurrur me 420 mijë shqiptarë. 54.9% e popullsisë në vendin tonë në bazë të të dhënave të Censi 2023 rezulton e martuar. Ndërkohë 36.6% rezultojnë beqarë.

Sipas drejtoreshës së INSTAT, Elsa Dhuli, censi vlerësoi në territorin shqiptar më datë 18 shtator 2023, 2 402 113 banorë, të cilët përbëjnë 755 950 familje, me madhësi mesatare 3.2 anëtarë për familje, të cilët jetojnë në 1 082 529 banesa të zakonshme. Sipas të dhënave të INSTAT, nga 1 082 529 banesa të zakonshme, 11% e tyre rezultojnë bosh.

Statusi martesor

54.9% të martuar
36.6% beqar
7% i ve
1.4% të divorcuar

32% e popullsisë jeton në qytetin e Tiranës

Tiranë jeton 32%
Fier 10%
Elbasan 10%
Durrës 9%
Korçë 7%
Shkodër, Vlorë, Berat me nga 6%
Dibër dhe Lezhë me nga 4%
Kukës 3%
Gjirokastër 3%

Arsimi

12655 janë arsim fillor
871.110 banor 7/8/9 vjeçar
683.400 banor me të mesme
192.224 të lartë
204.086 në master

Shtetësia

Shqiptarë 2.186.917
Grek 23485
Egjyptian 12375
Pa përgjigje 13.507
Nuk disponohet përgjigja 134 451

Besimi fetar

Besimi Fetar Mysliman 1.101.718
Mysliman-Bektashi 115.644
Krishterë-katolikë 201.530
Krishterë-Ortodoks 173.645
Ungjillore 9658
Tjetër besim 3670
I pacilësuar 332.155
Ateist. 85.311
Nuk përgjigjen 244.331
Nuk disponohet 134.451

SHKARKO APP