Censi, Agalliu: INSTAT përdoret nga pushteti, as vetë se besojnë që në vend janë 2.4 mln banorë

Zgjatja me muaj e publikimit të rezultateve të Censusit, për deputetin Arbi Agalliu, është të mbulosh diellin me shosh. Për të as vetë ata që sot publikuan shifrat nuk e besojnë që Shqipëria ka 2.4 milionë banorë, kjo pasi ka vite që boshatiset ditë për ditë.

“Nuk mbulohet dielli me shoshë! As vetë nuk e besojnë atë që kanë shkruar. As vetë nuk e besojnë që këtu ka 2.4 mln shqiptarë.

Shqipëria ka vite që po boshatiset për ditë e më tepër. Të vjen keq që një institucion si INSTAT keqpërdoret për t’i shërbyer pushtetit dhe për të fshehur të vërtetën e hidhur.

U zgjatën në kohë, muaj e muaj, për të thënë një gënjeshtër të madhe. Mos u lodhni, të gjithë e dimë se Shqipëria është BOSHATISUR”, shkruan Agalliu.

SHKARKO APP