Censi, Basha: Procesi jo transparent! Eksporti më i madh i Ramës është largimi i shqiptarëve

Lulzim Basha ka reaguar për publikimin e të dhënave të Censit, duke e konsideruar procesin të mangët dhe jotransperent. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se në qeverisjen e tij eksporti më i madh është largimi i shqiptarëve.

“Shpopullimi i vendit, i fshehur pas arnave të një censusi të zvarritur, të deformuar dhe jo transparent, si asnjëherë më parë e si në asnjë vend tjetër të botës, është produkt i drejtpërdrejtë i një qeverie të korruptuar që punon për interesat e një grushti të vogël njerëzish, duke lënë në varfëri familjet shqiptare, që mpaken vit pas viti”, tha Basha.

“Eksodi masiv i shqiptarëve nuk e shqetëson qeverinë, as thagmat korruptive që po i bëjnë gjëmën vendit, si skandali dramatik i Onkologjikut, apo i dhjetra zezonave të tjera që e kanë bërë vendin të pajetueshëm”, tha Basha duke nënvizuar se Shqipëria meriton më shumë dhe jo shpërbërjen e familjes e largimin e rinisë.

SHKARKO APP