Ceremonia e Epitafit, besimtarët ortodoksë në Tiranë dhe mbarë vendin kremtojnë të Premten e Zezë
Besimtarët ortodoksë në Tiranë dhe në shumë qytete të tjera të Shqipërisë kanë kremtuar këtë të Premte të Zezë, një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit të tyre fetar, që paraprin Pashkën ortodokse.
Kjo ditë përkujton vuajtjet dhe kryqëzimin e Jezu Krishtit, duke mbartur një simbolikë të thellë shpirtërore për besimtarët. Në kryeqytet, qindra njerëz morën pjesë në ceremoninë e Epitafit të zhvilluar në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, ku atmosfera ishte e mbushur me solemnitet dhe përkushtim.
Prania e besimtarëve ishte e madhe jo vetëm brenda katedrales, por edhe në rrugët përreth saj. Tubime të ngjashme u zhvilluan edhe në qytete të tjera si Vlora dhe Korça, ku besimtarët u mblodhën për të ndjekur ritualet tradicionale të kësaj dite të shenjtë. E Premtja e Zezë shënon kulmin e Javës së Madhe dhe shërben si një moment reflektimi dhe përgatitjeje shpirtërore për festën e Pashkës.
KOHA JONË SONDAZH

