Ceremonia hapëse e Kupës së Botës në Rusi (VIDEO)

Në Rusi, në stadiumin “Luzhniki Arena” po mbahet ceremonia hapëse e spektaklit të futbollit botërorë.

Pas një sonate të Çajkovskit, fusha e blertë u bë gati për performancën hyrëse me motive ruse. Fjalët “Dashuri” e “Paqe” ishin pjesë e ceremonisë madhështore të zhvilluar në stadiumin Luzhniki. Performuesit me flamujt e të gjithë vendeve pjesëmarrëse në këtë kompeticion parakaluan mbi tapetin e blertë. Ishte portieri i Portos, Iker Casillas që solli trofeun e Kupës së Botës në fushë.

Pjesë e ceremonisë hapëse janë dhe ylli i popit, Robbie Williams dhe ikona e futbollit brazilian Ronaldo, së bashku me sopranon rus të njohur botërisht, Aida Garifullina.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë e ceremonisë ka qenë dhe fjalim i Presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?