Cërriku në hartën Covid, ish-polici ndodhet në gjendje të rëndë

Shqipëria vijon luftën e egër me pandeminë e koronavirusit. Qyteti i Cërrikut nuk i ka shpëtuar Covid-19. Ditën e djeshme në qytet janë konfirmuar 3 raste të reja. Mësohet se 2 nga të infektuarit janë një çift bashkëshortësh, të cilët ishin kthyer disa ditë më parë nga Italia dhe kanë marrë pjesë në të paktën dy ceremoni mortore. Rasti i tretë është një ish-punonjës i policisë në këtë qytet. Ky fundit po merr trajtim, pasi gjendja e tij shëndetësore është e rënduar.

SHKARKO APP