Çertifikata e sigurisë, Ndreu: Duhet një amnisti të dhënash, shtet ligjor jo thashethemesh

Deputeti socialist Pjerin Ndreu mendon se është koha për të ndërmarrë një amnisti të dhënash në policinë e shtetit.

I ftuar në Ora News, Ndreu dhe tha se duhet ti jepet fund baltosjes së oficerëve të policisë me thashetheme.

Ndreu: Duhen parë materialet për të cilat gjykohet për personalitetin e një oficeri sigurie. Më duket se akoma gjykohet mbi disa informacione që kanë zënë pluhur dhe sa herë i duhet për të baltos dikë e nxjerrin nga pluhuri dhe e baltosin. Nuk është e drejtë.Duhet të ketë një amnisti të dhënash një ditë dhe të fillojmë të prodhojmë të dhëna të sakta. Nuk kriminalizohet polici me të dhëna. Mund të kesh një të dhënë edhe për Presidentin, edhe për këdo, por kjo nuk do të thotë se është i kriminalizuar sakohë që nuk është provuar. Jemi shtet ligjor, jo llafesh dhe thashethemesh.Nëse do të legalizojmë thashethemet atëherë hajde.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndreu komentoi edhe mbi çështjen e drejtuesve të policisë pa certifikatë sigurie.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndreu: Unë dyshoj te gjykimi, janë disa informacione që janë akumuluar gjatë gjithë viteve dhe bëjnë me bojë  gjithëkënd, të cilat vinë nga SHISH, SHÇBA, nga të gjithë rrymat dhe kanë vite që vegjetojnë aty. Janë një tip presioni që u bëhet oficerëve dhe zyrtarëve të policisë. Sa herë është e nevojshme për të goditur ndonjë oficer ato përdoren. Këto histori duhet të marrin fund. Ka një ligj që quhet vettingu i policisë dhe këtë e trajton vettingu. E përfshin certifikatën e sigurisë dhe nuk mund të shpikim një artificë në ligj. Me të nisur vettingu, një ndër elementët është çertifikata e DSIK.

Sa i takon vettingut, Ndreu thotë se ligji ka probleme dhe duhet riparë.

Ndreu: Ka disa gjëra që duhen riparë. Dhe kur kemi bërë ligjin për policinë e shtetit në 2014 kemi rezistuar 3 muaj ne si Komision i Sigurisë dhe nuk ramë dakord. Dhe ju thamë se, edhe pse e votuam, ky ligj ka probleme dhe koha tregoi se kishim të drejtë. Dhe ligji për vettingun ka probleme. Janë disa struktura, po marr Gardën. Çfarë lidhje ka Garda me vettingun? Shërbimet e Gardës janë statike, nuk kanë lidhje me marrëdhënien e ryshfetit dhe problematikës që krijohet për shkak të saj. Vettingu fillimisht duhet të bëhet te kupola e policisë, tek ata që i quajmë drejtues. Nëse do ta realizojmë aty, do të reflektojë  në pastrimin realisht të asaj që është koka drejtuese të policisë.

Në cilësinë e ish- drejtorit të policisë së Tiranës, Ndreu komentoi edhe rreth kundërshtisë së tij për të përfshirë në struktura drejtuese  të policisë ushtarakë në lirim.

Ndreu: Ne e kemi lejuar, nga limiti 1% ka shkuar në 3%. Por duke e parë në raport me nevojat e policisë së shtetit për disa funksione që nuk i trajton Akademia e Rendit. Nuk është vetëm kategoria e oficerëve të ushtrisë, por janë edhe ekspertë të fushave ekonomike. Për krimin ekonomik është hapur drita jeshile që me këtë kontigjent që ne e kemi lejuar të futen dhe trajtohen në Akademinë e Rendit për krimin ekonomik. Bëhet fjalë për funksione të veçanta.Edhe sot rekrutojmë nga forcat komando të Zall Herrit. Nga akademia e forcave tokësore kemi marrë për policinë kufitare për shumë vite.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?