Certifikatat fiktive në Hipotekë, ja si operonte grupi

Detaje të reja mësohen për skemën si lëshoheshin certifikata fiktive në Hipotekën e Korçës. Prokuroria ka dokumentuar 19 raste të qytetarëve të cilët kishin paguar vlerën e taksës së regjistrimit të pronës së tyre në dorë ish-punonjësit të Hipotekës, Eriseld Gorari.

Ky i fundit në bashkëpunim me kolegët e arrestuar dhe Drejtorin e Hipotekës, Leftjon Bardhi, kanë lëshuar certifikata pronësie fiktive. Rrëfimi i Gorarit, i cili pranoi të bashkëpunonte me prokurorinë çoi në zbardhjen e plotë të skemës dhe mënyrën si operonte grupi.

Pasi merrnin vlerën e taksës së regjistrimit të pronës nga qytetarët ish-punonjesit e Hipotekës nuk i pasyqronin në sistem pasuritë dhe shumat e parave nuk i arkëtonin, duke i përvetësuar. 5 personat e vënë në pranga janë njohur me masën e sigurisë në një seancë të zhvilluar me dyer të mbyllura në Gjykatën e Korçës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?