Certifikimi i pallateve për banim do të bëhet nga inxhinierë të huaj

Kryeministri Edi Rama, gjatë një inspektimi në Golem, tha se vlerësimi i pallateve për banim nuk do të bëhet nga inxhinierë ”kap këtej dhe kap andej” sikur tha ai, por grupe serioze nga Franca, Turqia dhe Greqia.

 

Kreu i qeverisë, nga ana tjetër u kërkoi banorëve që të mos qëndrojnë në banesat e tyre deri kur të thonë fjalën e tyre inxhinierët.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mos u fusni më këtu me frikë. Ajo mund të mos ketë asnjë gjë, ajo mund të jetë problematike. Të vijnë ta shohin dhe t’u thonë kjo bëhet dhe kjo nuk bëhet. Duhet të jenë grupe serioze, nuk bëhet me inxhinier kap këtej dhe kap andej, prandaj i kam kërkuar të vijnë nga Franca, Turqia dhe Greqia sikur erdhën. Ta kemi tamam. Nuk e krijon rreziku frikën, por frika rrezikun”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?