“Çertifikuesit e instruktorëve të sigurisë në aeroport marrin para, janë të korruptuar”

Martin Biba, ish-Drejtor i Sigurisë në Autoritetin e Aviacionit Civil, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku u diskutua grabitja që ndodhi në aeroportin e Rinasit. Biba tha se personat që çertifikojnë instruktorët e sigurisë në ICTS, janë të korruptuar dhe marrin para.

“Certifikimi i instruktorëve të sigurisë në ICTS, është proces korruptiv. Certifikuesit marrin para. Profesionistët duhet të rikthehen në punë. Është operuar në këtë aeroport deri në vitin 2017 pa këto ngjarje. Më pas u thye dy herë aeroporti. Është thyer perimetri me qëllim vjedhjen e parave brenda”.u shpreh Biba.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?