“Çështja Becchetti”, bie kërkesa për ngritjen e Komisionit Hetimor. PD: Gjykata Kushtetuese mburojë e korrupsionit
Kërkesa e Partisë Demokratike në Gjykatën Kushtetuese për ngritjen e një Komisioni Hetimor për “Çështjen Becchetti”, ka rënë për mosplotësim votash.
Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi thotë se asnjë arsye banale dhe jo kushtetuese nuk duhet të pengojë opozitën ti shkojë deri në fund kësaj çështje.
”Banaliteti me të cilin Gjykata Kushtetuese ka penguar ngritjen e Komisionit Hetimor për dëmin prej më shumë se 110 milion euro ndaj shtetit shqiptar, shkaktuar nga Edi Rama dhe qeveria e tij, provon edhe njëherë se kjo çështje ka nevojë urgjente që të hetohet”,-shkruan Bardhi në Twitter.
Më 10 mars, Partia Demokratike dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese një padi, pasi Kuvendit nuk pranoi ngritjen e një Komisioni Hetimor për çështjen “Becchetti”, duke shpresuar se Kushtetuesja të deklarohet në favor të tyre, për të vijuar më pas në hetimin parlamentar për këtë çështje.
Postimi i plotë
Banaliteti me të cilin Gjykata Kushtetuese ka penguar ngritjen e Komisionit Hetimor për dëmin prej më shumë se 110 milion euro ndaj shtetit shqiptar, shkaktuar nga Edi Rama dhe qeveria e tij, provon edhe njëherë se kjo çështje ka nevojë urgjente që të hetohet! Asnjë arsye banale dhe jo kushtetuese nuk duhet të pengojë opozitën ti shkojë deri në fund kësaj çështje. Keqardhje që GJK e reformuar po “reformon” vetveten në dëm të interesit publik, duke u bërë mburojë e korrupsionit dhe paligjshmërisë qeveritare.
1/1. Banaliteti me të cilin Gjykata Kushtetuese ka penguar ngritjen e Komisionit Hetimor për dëmin prej më shumë se 110 milion euro ndaj shtetit shqiptar, shkaktuar nga Edi Rama dhe qeveria e tij, provon edhe njëherë se kjo çështje ka nevojë urgjente që të hetohet!
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) March 28, 2022