Çështja Beleri dhe kërcënimet e Athinës, Kulluri: Gabim i pafalshëm i Berishës dhe Metës

Analisti Edvin Kulluri e konsideron kandidimin e Fredi Belerit për bashkinë e Himarës nga Berisha dhe Meta, si një gabim shumë të madh historik dhe të pafajshëm.

“Vendosja nga PD është një gabim shumë i madh historik dhe i pafalshëm për Berishën dhe Metën që mbështetin një njeri me të shkuar të një artikulimi dhe veprave të dyshuara antishqiptare, por nga ana tjetër vota për Belerin, i cili duket qartë që ka pasur një mbështetje nga qarqet të fuqishme në Athinë, ka qenë një votë proteste të banorëve të Himarës për çështjen e pronave që është trajtuar shumë keq nga qeveria.

Ka një zemërim të madh për influencën jo ligjore jo ligjore dhe segmenteve të caktuara të biznesit të madh në kurriz të qytetarëve të Himarës në lidhje me çështjen e pronës. Kjo është trajtuar keq nga të gjitha qeveritë.

Por kjo nuk do të thotë që opozita, për hir të çështjes së pronës që as vetë nuk e ka zgjidhur, të përqafojë Mitsotakis përmes duarve të Belerit dhe kjo s’do të thotë që të anashkalohet abuzimi me pronat për hir të patriotizmit që vëmë re nga Rama”, theksoi Kulluri.

SHKARKO APP